Halimi: Me Britaninë, tani edhe burgje private në Shqipëri

2015-08-21 1

TIRANË - Edhe burgje private në Shqipëri. Këtë ka propozuar sot ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në praninë e dy ekspertë britanikë, të gjenden në Tiranë për të dhënë përvojën e tyre në lidhje me burgjet private. "Kemi vendosur për një projekt pilot të ndërtimit të një burgu privat me 300 të dënuar, me dënime të sigurisë së ulët", ka njoftuar ministri Halimi, i cili paraprakisht ka renditur arsyet se përse janë tepër të nevojshëm burgjet private në Shqipëri.