Rama: Ekonomia, 5 vjet që nuk lëviz, çdo orë mbyllet një biznes

2015-08-21 0

TIRANE - Edi Rama ka vendosur të dalë vetë sot, për të treguar gjendjen e biznesit në Shqipëri. Ndërkohë që jo më larg se dje, rivali i tij, Sali Berisha shprehu nga Gjirokastra ftesën për Ramën "që të votojmë amnistinë për borxhet e biznesit" dhe se "opozita nuk ka asnjë vizion për biznesin dhe se do ta shkatërrojë atë me taksën progresiste". Rama iu kundërpërgjigj Berishës, duke thënë se "ekonomia e Shqipërisë po shkon drejt humnerës", "4 muaj e fundit janë më rrënuesit" apo se "ekonomia ka 5 vjet që nuk lëviz asnjë mm". Ja shifrat e plota dhe deklarata e plotë e Ramës: