OKLAHOMA- Të paktën 91 njerëz përfshirë 20 fëmijë mendohen se kanë humbur jetën nga tornadoja e madhe që ka goditur shtetin Oklahoma në Shtetet e Bashkuara.
Mediat lokale raportojnë se rreth 120 persona janë lënduar dhe po marrin trajtimin e duhur në spitalet e zonës.
Erërat e forta arritën shpjetësinë deri në 320 kilometra duke shaktërruar çdo gjë dhe më i dëmtuari është lagjja Moore në jug të qytetit të Oklahomës.
Stuhia e fuqishme shkuli çatitë e ndërtesave, pemë e deri tek veturat nëpër rrugë. Të mbijetuarit përshkruan goditjen e tornados të frikshme dhe të llahtarshme.