Ndalohet Mark Frroku, vëllai i të dyshuarit për vrasjen e Lamajt

2015-08-21 6

TIRANE - Ndalohet Mark Frroku, vëllai i Arben Frrokut të dyshuarit nga policia për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Ai është arrestuar sapo ka dalë nga selia e Partisë Kristian - Demokrate me argumentin se në afërsi të selisë së PKD-së kishte pasur një grindje.

Selia ndodhet pranë bustit të Adem Jasharit në rrugën e Durrësit. Por., duket se ky argument i policisë nuk e ka bindur Frrokun, që sapo ka dalë nga Drejtoria e Policisë, është prononcuar për mediat:

"Ky është presion policor shtetëror, orkestruar nga ministria e Brendshme dhe ajo e Drejtësisë. U bëj thirrje "Larg duart nga Partia Kristiandemokrate", - tha ai. - "Ne kishim një mbledhje të kryesisë së partisë kur më ndaluan. Historia ka nisur me arrestimin e vëllait tim; makina ime është ndjekur dhe më kanë kërkuar edhe çelësat. Sepse nuk e hapin dot, pasi është makinë e shtrenjtë. Ata kanë instaluar aty pajisjet e tyre, që unë i kam hequr se nuk lejoj të më përgjojnë bisedat familjare".