Nënë Tereza dhe Tito tërheqin turistët?

2015-08-21 1

Me rrëfimin për Titon dhe Nënë Terezën, vendet e rajonit do të tërheqin agjenci turistike nga vendet e Evropës Juglindore, për të thithur sa më shumë turistë nga Lindja e Largët. Itinerari i Titos, nga Kumroveci deri tek vila "Biljana" në Ohër do të zgjasë 11 deri në 13 ditë, prej të cilave tre ditë do të qëndrohet në Maqedoni. Udhëtimi do të jetë me autobus për shkak të mungesës së linjë së mirë hekurudhore dhe ajrore.

?Në vilën 'Biljana' do të duhet të negociohet për vizitat, pasi ajo tani përdoret si apartament presidencial dhe nëse do të kemi mundësi për transparencë, por me siguri do të gjejmë mirëkuptim duke marrë parasysh faktin se shumë subvencione jepen në turizmin, shpresoj se edhe tek ne do të hapet për vizitorë", tha Snezhana Jovanovska, Shoqata për hotelieri dhe turizëm.

Por, kapacitetet hoteliere në vend do të kërkojnë ulje të TVSH-së nga 18, në 5 deri 10 %, për shërbimet e tyre me qëllim që të ulen çmimet dhe ato të jenë konkurrente me vendet e tjera. Megjithatë, kërkesa e tillë nuk është e re dhe hotelierët e kërkojnë këtë prej vitesh.
"Ulja e tatimit në objektet hoteliere do të ketë rezultat pozitiv dhe ne nuk kërkojmë asgjë të re, kjo është në proporcion me rregulloren evropiane dhe do të jemi më konkurrentë në raport me çmimin...", deklaroi Snezhana Jovanovska, Shoqata për hotelieri dhe turizëm.

Sipas të dhënave të Dhomës Turistike, deri në vitin 1990 Maqedoninë e kanë vizituar rreth 1 milion turistë në vit, por pas shpërbërjes së Jugosllavisë, për shkak të luftërave, numri ra në përgjysmim. Sot numri i turistëve varion në rreth 660 000 turistë në vit. Në tregun botëror turistik, Maqedonia është në vendin e 147-të. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange