LSHR fushatë derë për derë Për projektin "Shqipëria e Re"

2015-08-21 4

Partia Lëvizja e Re, zhvilloi këtë javë takime me kanditatë në të gjithë qarqet dhe përkrahës të kësaj partie. Takimi i përjavshëm është pjesë e fushatës së PLSHR-se në të gjithë Shqipërinë dhe pjesë e organizimit të kësaj partie për të bërë një fushatë e cila të bëjë të mundur dërgimin e platformës politike te çdo qytetar dhe te çdo familje shqiptare.

Kryetari i Partisë "Lëvizja Shqipëria e Re", Edmond Vlashaj, duke folur para kandidatëve dhe simpatizantëve të ASHR-së, të ardhur nga të gjithë qarqet e vendit, tha se ka ardhur koha që të jetë shteti ai që u prin ndryshimeve, të jetë shteti ai që u paraprin parandalimit dhe zgjidhjes së problemeve.

Vlashaj foli për projektin e "Shqipërisë së Re", një projekt që ka përfshirë qindra e mijëra të rinj nga e gjithë Shqipëria. Shteti në Shqipëri nuk ka pse të rrijë në vend numëro, veç në pozitën e rregullatorit.

"Kemi nevojë për një shtet i cili përfshin maksimalisht njerëzit, përfshin maksimalisht individin, përfshin maksimalisht familjet, përfshin maksimalisht dhe masivisht popullin. Në se e arrijmë të përfshijmë maksimalisht njerëzit e thjeshtë dhe të përfshijmë maksimalisht familjet, atëherë zgjidhja do të ishte super e lirshme, jashtëzakonisht e lirshme, që tek ulja e çmimeve",-tha Vlashaj.

Partia "Lëvizja Shqipëria e Re" në këtë fushatë ka sloganin "Drejtësi dhe Zhvillim". Aktivistët e saj janë çdo ditë në takime me qytetarë për të përcjellë tek ta platforma politike, synimet e kësaj partie dhe mesazhin e ndërtimit të një shteti të drejtë e funksional për qytetarin.