TIRANE - Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur me 4 shqiptarë që jetojnë në Kretë të Greqisë. Familjarët e Klodian Markut denoncuan në TVA1 Report se djali i tyre së bashku me 3 shokë janë marrë peng nga një shtetas grek i cili i akuzon për grabitjen e banesës. Nga ana e saj ministria e Brendshme greke dhe Ambasada shqiptare të kontaktuar nga gazetari ynë në Greqi Ardi Stefa thotë se nuk kanë dijeni.