Tetovë-Gostivar, qentë endacak shkaktarë të aksidenteve

2015-08-21 0

Krahas rrezikut për këmbësorët, qentë endacak janë shkaktarë të 44 aksidenteve të trafikut në autostradën Tetovë-Gostivar gjatë vitit të kaluar. Numri më i madh është regjistruar në muaj gushtin gjithsej 14 aksidente dhe 8 gjatë muajit prill. Vozitësit kërkojnë nga institucionet ndërmarrjen e masave për pengimin e lëvizjes së qenve nëpër autostradë për shkak se kjo rrezikon jo vetëm jetën e tyre por edhe të tjerëve që mund të përfshihen ne aksident.

"Në 50 për qind të rasteve na dalin, kemi rrezik".

"Çdo dit shohim, jemi në rrezik qind për qind".

"Ka pas raste disa herë, rreziku është i madh kuptohet".

Ndërmarrja 'Rrugët e Maqedonisë" kanë filluar aksionin për rrethimin me rrjetë autostradës Tetovë - Gostivar, por, drejtori i saj Gajur Sadiku, ka kërkuar po ashtu edhe nga organet e rendit që të lëvizin më shpesh në këtë aks rrugor, sepse nuk përjashtohet mundësinë që rrjeta të jetë në shënjestër të vjedhësit të hekurit të cilët operojnë gjatë natës.

"Ky aktivitet do realizohet brenda këtij muaji dhe mjetet që janë paraparë prej buxhetit të ndërmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë. Ne do e realizojmë tërësisht por do na duhen edhe mjete shtesë për këtë, gjë kjo për të cilën duhet të mendojë edhe Agjensioni për menaxhim me rrugët. Pozicionet që tan i investojmë janë mjete që ne i investojmë por për një kohë të shkurtër mundë të ndodh dikush ti merr sepse na ka ndodhur edhe më herrët, por në këtë rast duhet të shohin edhe organet tjera si policia dhe të tjerat dhe të merren masa për ndëshkime", tha Gajur Sadiku drejtor i N.P. "Rrugët e Maqedonisë".

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar në rrugën Tetovë-Gostivar, apo në segmentin rrugor nga Saraji deri në Strazhë, gjithsej kanë ndodhur 291 aksidente trafiku, prej të cilëve 125 i kanë shkaktuar kafshët, në shumicën e rasteve qentë endacak, thuhet në një raport të publikuar nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Bashkim Sulejmani

Free Traffic Exchange