Shkodër, Doshi: Berisha s'ka bërë asgjë, njerëzit e tij janë bërë me vila

2015-08-21 2

Shkodër - Ndalesa e radhës e kanditatit për deputet të Partisë Socialiste, Tom Doshi ka qenë zona e ish-fermetimit të duhanit në Shkodër. Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, Doshi u shpreh se Partia Demokratike gjatë 8 viteve në pushtet u rezervoi këtyre banorëve vetëm harresën dhe mjerimin.

Ai garantoi qytetarët shkodranë se pas 23 qershorit gjithçka do të ndryshojë, duke filluar që nga procesi i legalizimit të pronave.

"Partia Socialite do të realizojë legalizimet sapo të vijë në pushtet. PS merr përsipër t'ju sjellë edhe ujë, ujësjellësin që është premtuar me vite me radhë. Megjithëse Bashkinë e ka qyteti, në momentin që ne do të vijmë në qeverisje, Lorenc Luka nuk mund të tallet më me ju.