Denoncimi: Pronari grek po mban peng 4 shqiptarë në Kretë

2015-08-21 0

Familja Marku nga Thumana e Krujës denoncon rrëmbimin dhe mbajtjen peng të djalit të tyre, Klodian Marku dhe 3 shokëve të tij nga një shtetas grek në Kretë të Greqisë. Denoncimi u bë mbrëmjen e djeshme (18 maj) në redaksinë e TV A1 Report dhe Shqiptarja.com, ndërsa sot në mëngjes në një intervistë për A1 Report, Gerald Marku, (Vëllai i Klodianit) tregoi dhe detaje të këtij rrëmbimi. Sipas tij pronari grek kujton se Klodiani i ka vjedhur shtëpinë dhe kërkon 25 mijë euro për lirimin e tij dhe të 3 djemve. Ai i kërkon ambasadës të ndërhyjë.