KORÇE - "Që të njihni kandidatët e Ramës në Korçë, lexoni memoriet e katarsisit të Fatos Nanos, sepse ata i solli Fatos Nano. Pyesni Lushnjen, pyesni Gjirokastrën që t'ju thonë se nuk i pranuan". Me këto fjalë i ka kthyer përgjigje, kreu i PD-së, kryeopozitarit Rama, që i etiketoi kandidatët demokratë të Korçës: Mediun si oficerin e Gërdecit, Kadillin, si kryehetuesin e Veshit dhe Boden si Kryellogaritarin e piramidave. Po sot ai ju premtoi korçarëve ndër të tjera se "sot ju ecni në rrugë shumë të mira por pas tre javësh ju do shkoni në Tiranë një orë më shpejt e pas nëj viti e gjysëm edhe një gjysëm ore më shpejt nëpërmjet rrugës së re Qafë Plloçë -- Qukës.