Bogovinë, nisë ndërtimi i shkollës në Siniçan

2015-08-21 13

Përfundimisht pas shumë peripecive, sot në fshatin Siniçan të Komunës së Bogovinës,është hedhur gur themeli për shkollën fillore. Fshati Siniçan, deri tani, ka qenë i vetmi në këtë komunë i cili nuk ka pasur shkollë fillore. Një gjë e tillë bënte që rreth 180 nxënës të këtij fshati, t'i ndiqnin mësimet në fshatin fqinj Kamjan, rreth dy kilometra më larg.

"Projektin e Shkollës së Siniçanit e kemi përpiluar me kërkesë të banorëve të Siniçanit. Ka qenë prioritet i kamotshëm, dhe ne arritën ta fusim në plan-programin e qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit. Por ka qenë permanent edhe në planin dhe programin e komunës tonë. Mbështetja nga Ministria ka qenë e mirë ka qenë në kohë, dhe e përshëndesim. Do vazhdojmë kështu që këtë projekt ta çojmë deri në fund siç jemi marrë vesh", deklalroi Hazbi Idrizi, kryetar i komunës së Bogovinës.

Fondet për ndërtimin e shkollës fillore janë ndarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe një pjesë e tyre edhe nga Komuna e Bogovinës.

"Kjo është një kërkesë e kamotshme e prezantuar në ministrinë e arsimit nga banorët e Siniçanit, kryetari i Komunës, deputeti i zonës por njëkohësisht edhe banori juaj Bashkim Sulejmani, dhe të tjerë që kanë kërkuar me ngulm realizimin e projektit të shkollës. Ministria e Arsimit investon mbi 20 milion denar për një objekt me standard dhe që plotëson kushtet për një proces normal edukativo arsimorë", u shpreh Safet Neziri zv/ Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Objekti do të jetë 1050 metra katrorë dhe do të përfshijë 170 nxënës, 10 mësues dhe ambiente të tjera ndihmëse. Përfundimi i shkollës pritet gjatë këtij viti, ndërsa nga viti i ardhshëm, nxënësit e fshatit Siniçan do mund të gëzojnë bankat e shkollës së tyre të fshatit. Bashkim Sulejmani

Free Traffic Exchange