Obama dhe Erdogan, presion mbi regjimin e presidentit sirian

2015-08-21 3

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan janë zotuar se do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Presidenti Obama tha se ai rezervon të drejtën për të përdorur të dyja opsionet diplomatike dhe ushtarake për Sirinë, në qoftë do të ketë prova përfundimtare që vertetojnë se Presidenti sirian Bashar al-Asad ka përdorur armë kimike gjatë luftës civile kundër popullit të tij.

Obama dhe Erdogan gjithashtu shprehën të njëjtën dëshirë të përbashkët për zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore në Siri.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se "komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Presidentit Asad për të dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të parandalojë çdo gjakderdhje të mëtejshme".

Të dy krerët e lartë thanë se duhet gjetur një mënyrë për të përshpejtuar përpjekjet për të siguruar një tranzicion paqësor drejt demokracisë në Siri.

Erdogan riafirmoi "konsensusin e plotë" të Turqisë me Shtetet e Bashkuara mbi nevojën për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Siri sa më shpejt dhe të nxisë një tranzicion politik ndaj një qeverie pa Assadin.

Në fund të konferencës Obama theksoi se "SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Turqinë dhe vendet e tjera të rajonit, për t'u përballur me problemin e refugjatëve sirianë dhe çështjeve të tjera të konfliktit".

Free Traffic Exchange