Analistët: Maqedonia pa gjasa për datë në qershor

2015-08-21 0

Për Maqedoninë nuk ekziston as shkëndija më e vogël e shpresës që në qershor të marrë datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. Ekspertët e çështjeve evropiane vlerësojnë se vendi ka rënduar akoma më shumë pozitën e vet përpara shteteve anëtare duke mos përmbushur marrëveshjen politike të 1 marsit. Në këtë mënyrë, pushteti ka lëkundur edhe kushtin politik për të cilin BE-ja nuk lëshon pe'. Sipas Lidija Dimovës, Maqedonia nuk do të futet as në rend dite në Samitin e qershorit, nëse në Bruksel shkon më një dosje të tillë.

"Ne nuk do të futemi as në rend dite... nuk ka nevojë as Greqia as Bullgaria të mendojnë për Maqedoninë, nëse ne nuk e realizojmë këtë që duhet me Komisionin hetimor. Komisioni evropian duhet të përgatis raprot, dhe ai do të theksojë se Marrëveshja e 1 marsit nuk është përmbushur dhe kaq, nuk ka nevojë të shkohet më tej, prandaj Greqia nuk do të ketë as hapësirë që të vendos veto. Nëse ndodh kjo, atëherë është e qartë se në tetor do të marrim raport negativ dhe do të theksohet se Maqedonia nuk i plotëson kriteret politike pasi ngjarjet e 24 dhjetorit janë të lidhura ngushtë me kriterin politik", tha Lidija Dimova, Qendra maqedonase për edukim evropian.

Ndërkaq për Malinka Jordanovën nga Insituti për politikë evropiane, shtetet anëtare do t'i mbyllnin sytë përpara reformave të paplotësuara vetëm nëse Maqedonia do të zgjidhte apo të paktën, të bënte përparim të rëndësishëm në çështjen e emrit. Megjithatë, sipas Jodranovës, situata në terren tregon se as problemit të emrit nuk po i afrohet fundi.

"Zgjidhja apo përparimi i theksuar në çështjen emrit do t'i bënte të gjithë të mbyllnin sytë përpara kushteve të paplotësuara përsa u përket reformave demokratike, pasi të gjithë e kemi të qartë se nuk kemi përparim në fushat kyçe, që u theksuan pas ngjarjeve të 24 dhjetorit. Nuk u formua Komisioni hetimor, nuk ka përparim në dialogun politik, prandaj nuk mund të pritet asgjë..por afrimi i qëndrimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë mund t'i bëjë shtetet anëtare të mbyllin sytë dhe shkojnë më tej. Megjithatë, nga ajo që shohim se si po ecin punët, shanset janë të vogla, pasi kemi mesazhe të fuqishme politike nga VMRO DPMNE për qëndrim të ngurtë rreth çështjes së emrit", theksoi Malinka Jordanova, Instituti për politikë evropiane.

Ekspertët vlerësojnë se mënyra e vetme për Maqedoninë që të dalë nga ky qorrsokak është të përqendrohet tek reformat politike dhe të arrijë konsensus rreth çështjes së emrit. Një gjë e tillë kërkon së pari, dialog më konstruktiv mes qeverisë dhe subjekteve të mëdha politike. Me një unitet politik, Maqedonia sidoqoftë do të kishte një pozitë më të fuqishme lobimi para fuqive të mëdha evropiane, si Francës dhe Gjermanisë. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange