KSHZ, shqyrtoi parregullsitë në zgjedhjet e fundit lokale

2015-08-21 0

Grupi i punës për kontrollin e listës zgjedhore mori në shqyrtim sot anomalitë që u shfaqën gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Përfaqësuesja e entit të Statistikave Nermina Gjurgjoviç theksoi problemin e 18 vjeçarëve që posedojnë dokumente biometrike por që nuk figurojnë në listën zgjedhore. Kjo vërejtje e Entit të Statistikave u pranua edhe nga kryetari i Grupit të Punës për pastrimin e Listës.

"Çdoherë kemi kërkuar që të na dërgohen të dhënat për personat që hyjnë në moshën madhore, edhe përkundër faktit që nuk kanë nxjerr letërnjoftim ose pasaportë. Kjo ka për qëllim, që këtyre qytetarëve t'u jepet mundësia dhe të mos u cenohet e drejta që në ditën e votimit të nxjerrin letërnjoftime, të jenë në lisën zgjedhore dhe mund të votojnë", tha Nermina Gjurgjoviç, përfaqësuese e Entit të Statistikës.

"Vërejtja është me vend dhe ne si KSHZ u ballafaquam me atë problem për shkak se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve do të thotë 11 janar -24 mars paraqitet një vakum ku personat që nuk kanë letërnjoftim ose pasaportë para se të mbushin 18 vjet nuk janë në listën zgjedhore. Kjo është periudhë 2 mujore dhe ne u cenojmë të drejtën qytetarëve të cilët në ndërkohë do të marrin dokument personal dhe kërkojnë të realizojnë të drejtën e votës", tha Bedredin Ibrahimi, kryetar i Komisionit për Listën Zgjedhore.

Ndërsa përfaqësuesi i Asociacionit Qytetar 'MOST' Darko Aleksov theksoi hutinë që u shkaktoi qytetarëve zhvendosja nga njëri vendvotim në tjetrin.

"Në raundin e parë të zgjedhjeve kishte shumë votuesve që nuk ishin në listën zgjedhore megjithatë unë nuk dëshiroj të them se ata votues nuk janë në listën zgjedhore, dhe për shkak të kësaj, duhet të dinë se si është realizuar transferimi i votuesve nga njëri vendvotim në tjetrin, që të mund të themi se a është në rregull ose jo. Të sqaroj, nëse ai nuk është gjetur në një vendvotim në listën zgjedhore, ajo nuk nënkupton se nuk është as në ndonjë vendvotim tjetër", u shpreh Darko Aleksov, drejtor ekzekutiv i MOST-it.

Grupi i punës për pastrimin e listës konstatoi njëzëri se KSHZ-ja dhe institucionet kompetente u ballafaquan me sukses me situatën, në raport me Listën Zgjedhore para dhe gjatë zgjedhjeve lokale. U vendos që të vazhdohet me këtë dinamikë për azhurnimin e listës zgjedhore, që në ciklet e ardhshme, këto parregullsi të evitohen. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange