Berisha: Do luftoj gjithë jetën për votën e 16 vjeçarëve

2015-08-21 2

TIRANE - Kreu i qeverisë, Sali Berisha është zotuar se do të bëjë gjithçka në mënyrë që 16-vjeçareve tu mundësohet e drejta e votës ne zgjedhje.

"Kësaj rradhe nuk u bë e mundur që 16-vjeçarët të votojnë, të marrin pjesë në votime. Atyre që e kundërshtuan votën e 16-vjeçarëve ju propozoj të vijnë në këtë shkollë dhe të shohin se çfarë bëjnë, çfarë janë të aftë të prodhojnë, të bëjnë 16 vjeçarët në këtë shkollë dhe mbarë Shqipërinë. Zotimi im është solemn. Do luftoj gjithë jetën derisa 16-vjeçarët të votojnë në Shqipëri"- tha Berisha gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të Shkollës profesionale "Karl Gega".

Kryeministri nuk la jashtë akuzat ndaj opozitës për mos votimin e 3 ligjeve, të cilat sipas tij kanë bllokuar marrjen e statusit te vendit kandidat.

"Shumë shpejt të dashur nxënëse dhe nxënës, Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat, status që u bllokua në mënyrën më absurde, më të padenjë për 3 ligjet. "- tha Berisha.

Duke nënvizuar prioritetin e kësaj qeverie për nxitjen e arsimit profesional, kryeministri dha garanci se do të rrisë rrogën e arsimtarit në 700 dollarë dhe do të vendosë stadin më të lartë ta arsimit profesional.

"Rroga e arsimtarit do të jetë 700 dollarë. Ju garantoj, sepse asgjë s'ka më të rëndësishme se vendosja e Shqipërisë në shinat e dijes. Do të vendosim stadin më të lartë ta arsimit profesional"- tha Berisha.

Më pas iu përgjigj dhe akuzave të opozitës për cilësimin e universiteteve piramida, mësues të padijshëm e nxënës si dele. "Atyre që shpallin universitetit tona piramida dhe deklarojnë se mësuesit janë më të padijshmnë se 100 vjet më parë, dhe nxënësit hyjnë si dele në klasë, u them se janë absurditete. Mësuesit tanë kanë dije, dhe po formësojnë një sistem arsimor modern, Universitetet tona nuk është se s'kanë mangësi, por u them këtyre zotërinjve se Shqipëria në 2005 kishte një ndër nivelet më të ulëa në botë sa i takon % së qytetarëve të diplomuar në universitetet. 25 mijë u diplomuan vitin që kaloi. Askush nuk duhet të ketë frikë nga diploma, por do bëjmë gjithçka që të ecim drejt cilësisë më të lartë.