Diamanti " verbues " me shkëlqimin e tij është shitur për një çmim rekord prej 26.7 milion dollarë në ankandin e organizuar në Gjenevë nga shtepia prestigjoze Christie. Guri i tejdukshëm e pa ngjyrë me 101 karat u ble nga tregtari legjendar i diamanteve Harry Winston.Guri i çmuar me vlerë rreth 27 milionë dollarë, shënoi një rekord të ri botëror për çmimin e blerë. Diamantin në formë dardhe i'u deshën 21 muaj për t'u prerë dhe lëmuar në gjendjen e tij të tanishme, e cila është përshkruar nga shtëpia e ankandeve "Christie" si e 'përsosur' dhe cilësuar si më i shtrejnti në kategorinë e tij. Guri i pavdekshëm u gjet në minierën e Jëaneng-ut në shtetin afrikan Botsvana, i cili është prodhuesi i diamanteve më i madh në botë. Një zëdhënës i shtëpisë së ankandeve "Christie" tha se "bëhet fjalë për një vepër arti. Është një nga diamantët më të bukur që ne kemi shitur ndonjëherë".