Rusi - Një fenomen i rrallë natyror në Shën Pjetërburg të Rusisë. E mrekullueshme ka qenë pamja e një rrufeje e cila ka goditur majën e kullës të televizionit. Sipas Drejtorit të "Leningrad Television Broadcasting Centre", Vladimir Baturin, kulla televizive ka qëndruar për disa minuta jashtë përdorimit. Kulla televizive është pika më e lartë e Shën Pietërburgut e cila është qyteti i dytë kryesor në Rusi. Kulla është projektuar për t'i shpëtuar këtyre sulmeve natyrore por ja që tregoi se rrufetë nuk janë shumë të pazakonta aty.