Në qendër të Shkupit gjendet i varur një person

2015-08-21 3

Një person i moshës 40 vjeçare sot në orët e hershme të mëngjesit në 'Parkun e Gazetarëve' në afërsi të godinës Nova Makedonija, ku janë të vendosura disa ministri është varur. Deri në këto momente nuk ka informata për identitetin e personit si dhe për shkaqet që shtynë atë që të varet. Ndonëse ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, trupi i pajetë ka qëndruar i varur në dru deri në ora 10:00, pas çka policia me ndihmën e zjarrfikësve kanë larguar trupin dhe e kanë nisur për në mjekësinë ligjore, për të kryer ekspertizën. Për më gjerësisht rreth kësaj ngjarje do të mësoni në edicionin informativ të orës 16:00. Alsat-M

Free Traffic Exchange