Kozma Dushi rrëfen për "Airport": Jam gati të këndoj për çdo parti

2015-08-21 5

"Airport" emisioni më i ri politik në TV "A1 REPORT" nisi mbrëmjen e djeshme si një arenë debatesh dhe të ftuarish specialë për të komentuar këto ditë të nxehta elektorale
para zgjedhjeve të 23 qershorit.
"Tradhëtitë politike" ishte tema e disktuar dje me të ftuarit ish-botuesi i gazetës "Koha Jonë", aktualisht kreu i LDK Nikoll Lesi, analistët Ylli Rakipi dhe Henri Çili.

Pjesë e këtij paneli, nëpërmjet një bisede telefonike u bë dhe Kozma Dushi,
këngëtari i njohur nga Berati, i cili pak ditë më parë ishte i pranishëm në një ceremoni inaugurimi të kryeministrit Berisha në fshatin Lumas të Beratit, ku dhe iu këndua një këngë për fitoren e tij.

Në atë ceremoni Dushi ftoi beratasit të votojnë Berishën, por mbrëmë tregoi se teksti i këngës, refreni i të cilës ishte "O Sali, t'u bëfsha ferrë, merr pushtetin dhe një herë" nuk ishte i tij. Dushi rrëfeu për panelin e të ftuarve dhe moderatorin Mira Kazhani se ishte gati të këndonte në fushatën e çdo partie.