Durrës, vritet me thikë 15-vjeçari pas një sherri

2015-08-21 29

DURRES - Një sherr mes dy të rinjve ka përshkallëzuar deri në përdorimin e thikës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen edhe njëri prej tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në është zonën e plazhit në Durrës, në sektorin "Iliria". Pas një zënke për motive banale 21 vjeçari Xhulio Leka ka goditur me thikë 15-vjeçarin, Fatos Daci.

15-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por pavavërësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka mundur t'i rezistojë plagëve të marra.

I riu ka ndëruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa policia e mbëritur menjërë në vend ngjarje kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit.

Vetëm pak minuta pas ngjarjës së rëndë, forcat blu të Durrësit, kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.