TIRANE - Kryeministri Berisha njoftoi dje në profilin e tij në facebook se sot në Tiranë do hapet fushata elektorale e 23 qershorit. Ai ftoi të gjithë qytetarët nga Tirana dhe gjithë Shqipëria të marrin pjesë në hapjen e fushatës që do të shoqërohet dhe me një koncert të madh. Partia Demokratike do të hapë fushatën elektorale 10 ditë përpara hyrjes zyrtare në fushatë elektorale. Sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor fushata zgjedhore e fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Zyrtarisht i bie që fushata të nisë më 23 maj.
"Neser (sot) ne oren 19:30 hapim sebashku ne Tirane fushaten e Fitores!
Te dashur miq! Neser ne ora 19:30, ne sheshin Nene Tereza, ne Tiranen blu, ne hapim fushaten e elektorale te 23 qershorit. Ftoj qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe neser te festojme dhe te hapim sebashku, ne nje miting dhe koncert madheshtor, fushaten e Fitores sone te re! Sb"- shkruante kryeministri dje në Facebook.
Ndërkohë që gjatë paradites kryeministri ishte Elbasan për inaugurimin e fillimit te punimeve te hidrocentralit te Devollit dhe një takim me biznesin
Neni 77 të Kodit Zgjedhor
periudha e fushatës dhe e heshtjes zgjedhore
1. Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve.