HEC-i i Banjës, Berisha: E kthen vendin në eksportues energjie

2015-08-21 0

GRAMSH- Ndërtimi i Kaskadës së Devollit pritet ta kthejë vendin tonë nga një importues të energjisë elektrike në një eksportues të saj. Gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve parapërgatitore për ndërtimin e hidrocentralit të Banjës në Gramsh, kryeministri vuri theksin në rëndësinë e investimeve në këtë fushë, për ta kthyer venfin në një supërfuqi energjitike në rajon.

"Ndërimi i Kaskadës së Devollit, është investimi më i madh I huaj në historinë e Shqipërisë, si dhe i hidroenergjitikës në vend. E tërë trajetktorja e Kaskadës së Devollit do të njohë zhvillime që i ka pritur në dekada dhe shekuj. Vepra që ndërtohet e shndëron Shqipërinë nga importues i energjisë elektrike në një vend eksportues të saj.", u shpreh Berisha.

Sipas kreut të qeverisë, për ndërtimin e kësaj kaskade do të punësohen rreth 5 mijë persona.

BERISHA: ZERAT PER RRITJEN E TAKSAVE, "ZERA TE THATE NE SHKRETETIRE"

Kryeminstri Berisha premtoi përmirësimin e mëtejshëm të klimës për biznesin në vned, ndërsa theksoi se ky investim norvegjez do të shërbejë si shëmbull për të tërhequr sa më shumë investitorëve të huaj. Sipas kreut të qeverisë, nuk duhet të ketë pengesë për ecurinë e biznesit.

"I siguroj miqtë se do bëjmë gjithçka për një klimë edhe më të mirë të investimeve. Jam impresionuar nga vullneti i tyre për tu paraqitur banorëve të Gramshit jo vetëm transparencë por edhe dimensionin social të kësaj kompanie për të ndihmuar komunitetin në mënyrë që ata të begatojnë më shumë. Zërat për rritje taksash dhe që duan të cënojnë klimën e biznesit, do mbeten si "zëra të thatë në shkretëtirë", theksoi kryeministri.

Më tej Berisha shtoi se "prania e kësaj firme në vendin tonë, tregon se potencialet e Shqipërisë janë të jashtëzakonshme edhe pse jemi vend i vogël. Burime të reja energjitike presin investime të kompanive të tjera të mëdha. Gjatë muajve të fundit ne vendosëm heqjen e TVSH-së për të gjitha makineritë. Shqipëria me rezervat e saj ujore do të kthehet në një vend lider në rajon në prodhimin e energjisë ujore".