Sequi: Konsolidoni shtetin e së drejtës,askush s'duhet mbi ligjin

2015-08-21 1

TIRANE - Në përfundim të misionit Euralius në vendin tonë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi ka vënë theksin në rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, ku BE ka investuar shumë, duke dhënë 2.3 milionë euro në tre vitet e fundit dhe duke sjellë në Shqipëri 900 ekspertë të drejtësisë.

"Ata që janë përgjegjës për shtetin e së drejtësinë duhet të garantojnë pavarësinë e eficencën në gjyqësor. Askush të mos jetë mbi ligjin. Të gjithë duhet ta respektojnë njëlloj atë."- tha Sequi në ceremoninë e përfundimit të misionit Euralius që po zhvillohet në hotel Tirana. Në ceremoni janë të pranishëm edhe presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

Duke vlerësuar arritjet e bëra deri më tani në Shqipëri në kuadër të reformave në fushën e drejtësisë, Sequi tha se investimet dhe trajnimet e bëra nga BE, duhet të japin rezultatet e duhura.

"Në kuadër të projektit për konsolidimin e sistemit të drejtësisë kemi investuar me fonde nga BE në rreth 2.3 mln euro në tre vitet e fundit, po kështu kemi sjellë ekspertët më të mirë. Reformimi i sistemit kërkon përmirësimin e ligjit për Gjykatën e Lartë, Gjykatën Administrative dhe Këshillin Kombëtar të Drejtësisë. Trajnimi i punonjësve të drejtësisë synon të aftësojë të gjitha ata që japin drejtësi.", tha Sequi.