Berisha: Rama në autobus tjerr ëndrrën, që s'do i bëhet reale

2015-08-21 2

Nga Shkodra, Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar liderin e opozitës Edi Rama, duke thënë se ëndrrat e tij për t'u bërë kryeminister nuk do të bëhen kurrë realitet. Këto deklarata shefi i qeverise i bëri gjatë inagurimit të rikostruksionit të aksit rrugor "Ura Gjadër --Mnel", nga ku garantoi edhe se në mandatin e ardhshëm do të 6-fishojë investimet në bujqësi.
Kryeministri Berisha tha po ashtu se tre ligjet e cilësuara si të integrimit, do të miratohen në qershor, ndërsa e ka cilësuar koalisionin e majtë si "aleanca e 1 prillit".
Berisha bëri më pas edhe një bilanc të qeverisjes së tij, kur tha se "gjatë këtyre viteve janë investuar mbi 840 milionë dollarë, janë ndërtuar 900 kilometër rrugë në të gjithë qarkun e Shkodrës, 160 shkolla dhe kopshte, 120 sisteme ujësjellsash dhe kanalizimesh, 94 qendra shëndetësore.