Krujë, ndotja nga fabrikat e çimentos ankesat e banorëve pa zgjidhje

2015-08-21 6

Ndonëse vetëm para pak ditësh dy liderët e partive të mëdha akuzuan njëri-tjetrin për favorizimin e furrave të çimentos në Fushë-Krujë dhe dëmet që ato shkaktojnë, asnjë masë konkrete nuk u mor për pezullimin e aktivitet të tyre.

Këto furra në zonën Fushë-Krujë-Krujë, e zhvillojnë aktivitetin e tyre normalisht, ndërkohë që tymi dhe gazrat helmues përhapen gjatë gjithë ditës duke ndotur ambientin përreth. Pamjet tregojnë më shumë se gjithçka për dëmet, që shkaktojnë në natyrë këto furra, pasi sipas studimeve të kryera niveli i ndotjes në Fushë-Krujë është të paktën 7 herë mbi normalen.

Ankesat drejtuar Shoqatën së Mbrojtjes së Konsumatorit lidhur me këtë shqetesim janë të shumta. Por sipas drejtorit të kësaj shoqate, Hasan Stafa ende nuk është marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të shumta.

"Në zyrën e Mbrojtes së Konsumatorit në Tiranë kanë ardhur mjaft ankesa, e kryesisht nga qyteti i Krujës, e konkretisht nga 4 lagjet kryesore. Janë mbi 4 mijë banorë që çdo ditë ndeshen me rrezikun dhe pasojat që sjell djegia e gëlqeres në mënyrë spekulative me goma plastike, aciditete, mbetje të fabrikës fason që veprojnë në qytetin e Krujës. Natyrisht të gjithë tani janë të prekur nga një lloj sëmundshmërie ose smëundje të ndryshme të cilat nuk kanë ekzistuar më përpara", tha Stafa.

Deri sa të gjendet zgjidhje, banorët e këtyre zonave duhet të përballen çdo ditë me pasojat fatale, që sjell ndotja e mjedisit për shëndetin e tyre.

Free Traffic Exchange