Truproja Berishës dhunon lypsin Ja çfarë do t'i thoja Kryeministrit

2015-08-21 1

TIRANE - Një incident ka ndodhur dy netë më parë në Tiranë me kryeministrin Berisha në zemër të Bllokut, por si policia e Tiranës ashtu dhe zyra e tij e shtypit e ka mbajtur te fshehtë.

Kryeministri i vendit rreth orës 20.30 - 21.00 ka qenë në një Klinike Dentare në Bllok për të kuruar një dhëmballë, kur ka dalë prej saj, një nga lypsat më të vjetër e të njohur nëpër rrugët e Tiranës, i njohur si "Taku i Lemes", ka tentuar të afrohet për ta takuar. Por kjo ka qenë e pamundur dhe gati fatale për të. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i truprojës së Kryeministrit, i cili i është hedhur "Takut të Lemes" përsipër duke e goditur e tërhequr zvarrë deri në rrugën e makinave.

Po si e tregon vetë Taku i Lemes ose Spartak Boshani sic është emri i tij i vërtetë, ngjarjen dhe dhunën ndaj tij nga truproja e Berishës? Ne shkuam dhe folëm me të para shtëpisë së tij në Allias ku ai mbrëmjen e së enjtes mbërriti i gjakosur.

"Kam ardhur i enjtur, i gjakosur, s'më ka ndihmuar njeri," teksa demonstron me dorë plagën që ende e ka në fytyrë.

Por historia e dhunës ndaj lypësit të Tiranës nuk mbaron me kaq. Edhe Ambulancën, pranë stadiumit Dinamo, ku e kanë cuar forcat e Komisariatit Nr. 1 kanë refuzuar mjekimin, madje, sic do ta dëgjoni dhe vetë "Nuk e kanë prekur me dorë".

"Harroje se ka ardhur këtu Taku i Lemes, leqe është budalla e njeh krejt Tirana, unë s'e kuptoj",- shprehen punonjësit.

Spartak Boshani, ose "Taku i Lemes" ka dashur t'i thotë vetëm dy fjalë Kryeministrit Berisha. Ne të A1 Report shkuam me të në Bllok, pikërisht në vendin ku ai donte të takonte Berishën.
I kërkuam Takut të na tregojë se cfarë mesazhi donte t'i jepte Berishës, duke i premtuar se Berisha këtë mesazh do ta marrë vesh nga ekrani i A1 Report!

"Je diplomat, ty s'ka ç'të bën njeri, ti do bëhesh President, të të rrojë Shkëlzeni, të rrojë Rrahmani, kaq do t'i thosha". (ad.ti/shqiptarja.com)