TIRANE - Një person i armatosur është kapur rreth orës 17.00 pranë KQZ-së në Tiranë. Policia ka bërë menjëherë të mundur arrestimin e tij pas kapjes në flagrancë duke vjedhur një kapak pusete.
Sipas burimeve zyrtare të policisë është deklaruar për A1REPORT! se i arrestuari ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe quhet Besmir Ndue Doda. Ai është 28 vjeç me gradë rreshter.
Rreshteri Doda mbahet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatin numër 1 deri në zbardhjen e plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi.
(ad.ti/shqiptarja.com)