Nimic-Ahmeti: Koha për zgjidhjen e çështjes së emrit

2015-08-21 0

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe ndërmjetësi i OKB-së në çështjen e emrit Methju Nimic, pas takimit të mbremshëm në Nju Jork, porositën se është koha e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Diplomati amerikan tha se kishte marrë sinjale të fuqishme nga Ahmeti, në drejtimin të zgjidhjes sa më shpejtë të problemit me Greqinë, si dhe inkurajim për intesifikimin e bisedimeve që udhëhiqen, nga vetë Nimici. Ndërmjetësi i OKB-së, tha se me Ahmetin kanë bisduar edhe rreth propozimit të tij të fundit, dhe se pret qëndrimet zyrtare të Shkupit dhe Athinës zyrtare.

"Kisha mundësi të dëgjoj nga z.Ahmeti pikëpamjet e tij, ai ishte shumë këmbëngulës dhe i fuqishëm në qëndrimin se kjo është një çështje e rëndësëishme për rajonin dhe për Maqedoninë, dhe se duhet të zgjidhet sa më shpejtë, sigursht brenda këtij viti. Më inkurajoi t'i intesifikoj përpjekjet e mia me të dyja palët, në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të mirë për problemin.Siç e dini disa javë më parë, unë prezantova disa ide tek të dyja palët, një propozim, unë kam komunikar disa here jozyrtarisht me përfaqësuesit, dhe pres t'i dëgjoj qëndrimet zyrtare të Shkupit dhe Athinës", deklaroi Methju Nimic, ndërmjetës në çështjen e emrit.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, theksoi se ka shprehur mbështetjen e plotë për procesin e bisedimeve dhe ka siguruar ndërmjetësin Nimic se zgjidhja e shpejtë e çështjes së emrit do të hapte perspektivat jo vetëm të Maqedonisë por tërë Ballkanit Perëndimor.

"Mendojmë që ky është një moment i rëndësishëm, që me përkushtim të gjitha palët të punojmë që sa më parë të gjendjet një kompropmis mes Maqedonisë dhe Greqisë, që të jemi kontribuues dhe të dobishëm për paqen në vendet tona, për ekonominë zhvillimin dhe njëherit një për stabilitet për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor që ka më së shumti nevojë. Ne jemi të intersuar që kjo çështje të zgjidhet dhe të mbyllet maksimalisht. Zoti Nimic ka përphrajen e plotë nga partia që unë e përfaqësoj, unë këtu në SHBA unë kam kërkuar përkrahje në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit, por njëherit por kam kërkuar që z.Nimic të përkrahet nga komuniteti ndërkombëtar..pasi nëse zvarritet ky problem kjo nuk është mirë jo vetëm për Maqedoninë, por nuk është mirë edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor", tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti mbrëmë takoi edhe ambasadoren amerikane pranë OKB-së, Rosemary Di Carlo, e cila ka thekuar përkrahjen amerikane për integrim të Maqedonisë në NATO, por edhe nevojën për arritje të kompromisit me fqiun jugor e cila po mban peng integrimet euro-atlanike të Maqedonisë. Semra Jakupi