Rama nis fushatën me skuadrën e Rilindjes, me Skype nga autobusi

2015-08-21 2

Sportive, dinamike dhe me teknologji te lartë, mund të konsiderohet fushata e PS-së, që ka nisur këtë të enjte. Edi Rama ka udhëtuar drejt Durrësit me autobuzin e Rilindjes i shoqëruar nga kandidatët për deputetë në këtë qark dhe njëkohësisht ka zhvilluar një takim me gazetarët, që është trasmetuar direkt në Tv A1 Report!

Kjo është mrekullia e teknologjisë, 10 vjet më parë redaksitë duhej të prisnin autobuzët e linjave për kasetat, tani imazhet vijnë në kohë reale nga cdo cep i Shqipërsë, madje për PS edhe nga një autobus në lëvizje.

Edi Rama do shkojë me autobusin e Rilindjes në 12 qarqet e vendit për të prezantuar atë, që ai e ka quajtur skuadra e Rilindjes së Shqipërisë. Gjithsesi në rreth 35 minuta ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me fushatën elektorale dhe aktualitetin e fundit politik.

I qetë në përgjigjet e tij ai nuk e fshehu kënaqësine e kësaj risie në fushatën zgjedhore ku cdo hapësirë e krijuar për të komunikuar me publikun shkon në të mirë të shpjegimit të programit të partisë që ai drejton. Sot radhën e ka Lezha ku skuadra e rilindjes do prezantojë kandidatët e saj.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange