EVN Maqedoni, Qendra për mbështetjen e të rinjve

2015-08-21 4

Me ndihmën e kompanisë EVN Maqedoni sot në lagjen Shuto Orizarë filloi me punë Qendra për mbështetjen e të rinjve, që është pjesë e projektit të Kryqit të kuq të Maqedonisë. EVN Maqedoni është e angazhuar për përmirësimin e cilësisë së jetesës së shfrytëzuesve nga kategoritë sociale. Në Qendrën për mbështetjen e të rinjve, EVN Maqedoni për popullatën lokale do ofrojë ndihmë për edukimin e efikasitetit të energjisë.
Nevoja për hapjen e kësaj qendre erdhi pas zbatimit të programit të "Zhvillimit të përbashkët të komunitetit" të Kryqit të Kuq dhe EVN Maqedonisë në vitin 2011 dhe 2012. Të rinjtë në Shuto Orizari do të kenë mundësi që të përfshihen në organizimin e aktiviteteve të ndryshme të dobishme që do të përmbushin kohën e tyre të lirë. Në këtë projekt janë të kyçur rreth 30 vullnetarë të komunës.

"Është një objekt i cili do tu shërbej vullnetarëve, në këtë rast të Komunës së Shuto-Orizares. Shpresojmë se numri i cili tani sillet rreth 30 si vullnetarë i të rinjve, çdo vit do të mund ta zmadhojmë për rreth 50 dhe gjatë diskutimeve, gjatë mbledhjeve, gjatë takimeve që ato do ti kenë në këto hapësira që sot i promovuam, do ti detektojnë nevojat e veta, do ti detektojnë kërkesat e veta, ato që ne të mund t'ju ndihmojmë si Kryq i kuq i RM-së dhe me një veprimtari dhe me një punë të përbashkët të mund sado kudo ti zgjidhim problemet të cilat iu imponohen në jetën e përditshme", tha Sait Saiti, sekretar i Kryqit të Kuq.

"Projekti për ne është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe jemi të lumtur që sot po e përfundojmë projektin. Na gëzon ajo që jemi pjesë e këtij projekti si partner më serioz i Kryqit të kuq dhe Ministrisë për punë sociale. Dua të them se jemi të kënaqur që kjo qendër lokale para se gjithash do të shfrytëzohet për problemet e banorëve lokal për edukime e me këtë do të kontribuojmë për zhvillimin e këtyre aktiviteteve", tha Igor Gievski, anëtarë i KD-së në EVN Maqedoni. Alsat-M

Free Traffic Exchange