Gjatë konferencës së mbrëmshme për shtyp në Ankara, është alivanosur ministrit i jashtëm i Burkina Fasos, Xhirbril Baselo. Ngjarja ka ndodhur deri ministri turk i punëve të jashtme, Ahmet Davutoglu i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Ministri turk gjendjen jo të mirë të Basoles e vërejti para personave të sigurimit dhe ishte i pari që i ofroi ndihmë.
Diplomati nga Brukina Faso , shpejt mori veten, por megjithatë me ndihmë të shpejt u dërgua në spital. Pas kontrollit mjekësor, mjekët konstatuan se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk ka arsye për brengosje. Sipas burimeve të spitalit, alivanosja ka ardhur si pasojë e rënies së sheqerit në gjak. Mediat transmetojnë se edhe ministrit Davutologu i është bërë fotografi rëntgeni, i cili u lëndua gjatë tentimit për të ndihmuar homologun e tij nga Burkina Faso. Petar Blalzhevski