Greva e urisë, nis shembja e godinës, tensionohet situata

2015-08-21 4

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka filluar shëmbja e godinës 3-katëshe në rrugën "Margarita Tutulani" pranë shkollës "Petro Nini Luarasi", prej së cilës banorët janë nxjerrë me forcë disa ditë më parë. Banorët e ndërtesës të cilët janë në grevë urie prej 16 ditësh kanë njoftuar në orët e para të mëngjesit "A1 Report" se "disa punëtorë privatë kanë filluar punimet për shembjen e ndërtesës, duke hequr tjegullat dhe muret anësore". Punëtorët privatë që prej orëve të para të mëngjesit kishin filluar heqjen e tjegullave nga çatia e godinës. Rreth orës 07: 30 policët privatë janë vendosur para derës së godinës 3-katëshe, në rrugën "Margarita Tutulani" dhe kanë debatuar dhe konfliktuar verbalisht me banorët disa prej tyre grevistë, duke mos i lënë të hyjnë brenda. "Duam të nxjerrim rrobat", thonin banorët dhe i kërkonin policisë të nxjerrin jashtë punëtorët. Në vendngajrje ishin forca të policisë private por dhe dy të policë së shtetit. Në këtë situatë të tensionuar policia ndërhyri për të larguar punëtorët dhe ndërprerë punimet për një kohë.