Kryetari I LSI-së, Ilir Meta, ka ftuar edhe njehërë sot, në Ditën e Evropës, kryeministrin Berisha dhe kreun e PS-së, Edi Rama, për t'u takuar dhe bashkërenduar veprimet për miratimin me kompromis të tri ligjeve". "Sot, në këtë ditë të rëndësishme, në Ditën e Evropës", - tha Meta, - "gjej rastin të ftoj edhe një herë kryetarin e Partisë Demokratike, në mënyrë të veçantë, z. Berisha, kryetarin e Partisë Socialiste, z. Rama. dhe kolegë të tjerë që të takohemi, të shkëputemi 5 minuta nga fushata elektorale dhe të takohemi deri të enjten në orën 10:00 për të bashkërenduar miratimin e këtyre tre ligjeve (ar.sh)