Shkodër, familjet e përmbytura në 2010 marrin këst dëmshpërblimi

2015-08-21 0

SHKODER - Familjet e përmbytura në Shkodër marrin këstin e parë të dëmshpërblimit 3 vjet pas situatrës së përmbytjeve në 2010-ën.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i këshillit të qarkut Shkoder, i cili tha se 7571 familje nga rrethi i Shkodres dhe i Malësisë së Madhe do të përfitojnë dëmshpërblimin nga një fond prej rreth 200 milion lekësh të reja.

Shpërndarja do të bëhët pranë zyrave të postës shqiptare ne Bashkinë Shkodër dhe në Komunat Bushat, Berdicë, Ana e Malit, Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Rrethina, Kastrat, Gruemirë dhe Qendër Koplik. Shkodra dhe Nënshkodra prej vitit 2010 e deri më sot ka përjetuar disa përmbytje të mëdha masive.

Përmbytja e parë ndodhi më 3 janar të vitit 2010, gjithsej u përmbytën 10.400 hektarë, 2 489 shtëpi dhe 4780 persona u evakuuan. Kjo përmbytje përfshiu 8 komuna të Nënshkodrës dhe Bashkinë e Shkodrës, ndërsa dëmi i llogaritur në këtë përmbytje ka arritur në vlerën e afro 6 milionë dollarëve.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange