Ohajo, një i akuzuar për rrëmbimin e vajzave

2015-08-21 5

Çdo shtatzëni e të rrëmbyerës Mishell Najt brutalisht është penguar nga ana e rrëmbyesit, i cili me grusht e ka goditur në bark. Në shtëpi ka lindur vetëm një vajzë që është gjashtë vjeçare, vajza e Amanda Berit. Sot policia në Ohajo ngriti akuza kundër Ariel Kastros, njëri nga tre vëllezërit e arrestuar për rrëmbimin dhe mbajtjen shumëvjeçare në robëri të tre vajzave. 52-vjeçari Kastro po përballet me katër akuza, për rrëmbim dhe tre akuza për përdhunim. Deri më tani nuk janë ngritur akuza kundër O'Nilit dhe Pedros, vëllezërve të tij, të cilët ishin arrestuar së bashku me të. Sipas autoriteteve, nuk kishte asnjë dëshmi se ata kanë marrë pjesë në krimet kundër grave.

"Nuk ka asnjë dëshmi që tregon se dy të tjerët ishin pjesë e krimit. Këtë e konfirmuan edhe viktimat. Me siguri Ariel ka jetuar i izoluar nga vëllezërit e tij", tha Edvard Tomba, zëvendës, shef i policisë në Klivlend.

Shefi i policisë lokale Majkëll Mekgrath njoftoi se vajzave shumë rrallë u është lejuar të dalin nga shtëpia, apo ndonjëherë janë lejuar të dalin në oborrin e pasmë. Të hënën, njëra nga vajzat, Amanda Beri, arriti të arratisej, ku me ndihmën e fqinjëve thirri policinë, e cila pas dhjetë viteve robëri liroi edhe dy viktimat tjera, Xhina Dehesus dhe Mishell Najt. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange