Bursat në rajon nuk do të punojnë suksesshëm nëse nuk kanë bashkëpunim mes tyre dhe nëse qeveritë nuk ndërmarrin masa me të cilat do t'i drejtojnë kompanitë që paratë për financimin e bizneseve t'i grumbullojnë edhe përmes lëshimit të aksioneve dhe jo vetëm përmes kreditove dhe marrjes borxh. Ky është konkluzioni i konferencës rajonale të organizuar nga bursa e Maqedonisë. Në konferencë u tha se rol të madh në rigjallërimin e tregut të kapitalit, mund të kenë fondet që edhe më pak janë të goditura nga kriza.
"Është shumë me rëndësi që përgjegjësia e menaxhmentit të kompanive kundrejt aksionarëve të rritet dhe me këtë rritet edhe besimi ndaj kompanive. Nga këtu u imponua edhe nevoja e miratimit të një ligji për marrjen e shoqatave aksionare me çka do të forcohet mbrojtja e aksionarëve të vegjël në kompanitë dhe përmirësohet klima e biznesit në Maqedoni. Me këtë rritet transparenca gjatë realizimit të ofertave për marrje", tha Elizabeta Çingarovska, Komisioni i letrave me vlerë.
Njeriu i parë i bursës së Maqedonisë tha se të dhënat nuk tregojnë përmirësimin e tregut të kapitalit dhe se në disa elemente, madje ka përkeqësim.
"Në disa vitet e fundit është evidente se nuk kemi të hyra neto të investitorëve të huaj dhe tregu kryesisht bazohet në persona fizik maqedonas dhe institucione financiare vendore. Është shumë evidente se tregu ka nevojë urgjente për kthimin e investitorëve të huaj që do ishin katalizator i dinamikës së re", tha Ivan Shteriev, Bursa e Maqedonisë.
Në Slloveni ndjehet ngecje në tregun e kapitalit, ndërsa qeveria sllovene më shumë është orientuar drejt sektorit bankarë.
"Unë mendoj se masat e qeverisë më shumë janë të drejtuara në zgjidhjen e problemeve në sektorin bankarë, dhe vlerësoj se në fund do ketë pasoja sepse tregu i kapitalit është ai që mund të ndihmojë për dalje nga kriza. Vlerësoj se është koha t'u jepet sinjal të gjitha tregjeve të kapitalit në tërë rajonin që të mendojnë për masa që do disi do kontribuonin", deklaroi Dajan Zhulu, Agjencia e tregut të letrave me vlerë në Slloveni.
"Nëse realizohen këto dy kushte, atëherë mund të presim në të ardhmen të jetë e dobishme ndonjë lidhje", theksoi Ivana Gazhiq, Kryetare e K.D të bursës së Zagrebit.
Ndonëse në Maqedoni Fondet investuese me punë filluan pak para fillimit të krizës, deri tani nuk arritën të tërheqin mjete më të mëdha për menaxhim dhe momentalisht disponojnë me 8.5 milionë euro, ndërsa Fondet pensionale për shkak të të hyrave të patjetërsueshme mujore, në dispozicion kanë rreth 370 milionë euro. Natasha Stojanovsnka