Ngjela: Drejtësia e çalë, më mirë të shkruhet 100 vjet padrejtësi

2015-08-21 0

TIRANE - Në ceremoninë e 100 vjetorit të institucionalizimit të drejtësisë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Spartak Ngjela kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë duke thënë më mirë të shkruhet 100 vjet padrejtësi.

"Drejtësia për mua është e çalë. 100 vjet drejtësi ishte e mirë të shkruhet 100 vjet padrejtësi. Nga një periudhë 45 që ka fyer e dhunuar popullin në një drejtësi 20 vjeçare që është tallur me popullin. Ne nuk kemi gjyqtarë të mëdhenj të pavarur. Eshtë turp ta thuash por më duhet të theksoj përpara opinionit publik se gjykatat tentojnë të jenë koorporata biznesni. Populli të paktën nuk i beson. E vetmja gjë që kjo ministri (Ministria e Drejtësisë duhet të bëjë është të kthejë besimin te drejtësia"- tha Ngjela, i cili në 1997, ishte ministër i Drejtësisë në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, të drejtuar nga Bashkim Fino.

"Më fal që të atakoj z Ministri (Halimit), por Ministria e Drejtësisë ka qenë një administratë që është përpjekur por nuk ia ka dalë. A do vijë një moment që të themi a ka drejtësi në Shqipëri. Ne nuk kemi gjyqtarë të pavarur, turp ta thuash por më duhet ta theksoj se gjykatat tentojnë të jenë koorporata biznesi"- tha Ngjela.

Ministria e Drejtësisë kremtoi sot 100 vjetorin e institucionalizimit të drejtësisë në vendin tonë. Në ceremoninë "100 vjet Drejtësi", të organizuar nga Ministri Eduard Halimi, morën pjesë ish-Ministra të drejtësisë ndër vite, si dhe figura të rëndësishme të Prokurorisë dhe Gjykatave shqiptare. Në fjalën e tij ministri Halimi u shpreh se në këtë rrugtim të drejtësisë të gjithë kanë kontribuar nga pak.

Gjatë aktivitetit ra në sy mungesa e dy prej ish ministrave të drejtësisë në qeverinë berisha, Ilir Rusmajli dhe Enkeled Alibeaj. Po sot janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në kuadër të 100 vjetorit të drejtësisë, nga gjykata kushtetuese dhe shkolla e magjistraturës. (ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange