Itali, anija përplaset me kullën e portit, 7 të vdekur, 3 të humbur

2015-08-21 2

Natë maji me ngjyra ferri ajo për Gjenovën mbrëmë: një anije konteniere në dalje nga porti ka gabuar manovër, ka përplasur kullën e pilotimit në port dhe kanë vdekur 7 vetë, 4 janë plagosur, nga të cilët 2 në gjendje të rëndë, ndërsa 3 janë të humbur në det.

Ky është bilanci i incidentit, që bën të ditur Ansa, me të dhëna provizore, por një e dhënë është e sigurt: në portin e Gjenovës një incident i këtij lloji nuk kishte ndodhur kurrë.

Kishte kaluar pak nga ora 23:30 kur Jolly Nero, kur një anije konteniere e linjës së Mesinës ishte duke lënë bregun. Për shkaqe, që janë ende për t'u hetuar, anija ka gabuar tërësisht manovër dhe në fakt ka hyrë brenda Kullës së Kontrollit, ku punojnë dhe jetojnë mjaft prej pilotuesve të Kapitenerisë së Portit të Gjenovës. Më pas kulla është përkulur me 45 gradë dhe shumë njerëz mbetën të bllokuar brenda, ose ranë në det. Tani për tani bilanci është 7 të vdekur, 4 të plagosur dhe 3 të humbur. Deri tani domethënë janë 14 vetë të përfshirë në incident.

Ndërsa janë identifikuar tre nga shtatë viktimat: ata janë nëpunësi Davide Morella, 33 vjeç, nga Bisceglie, ushtaraku i Kapitenerisë së portit të Gjenovës, Michele Robazza, 31 vjeç nga Livorno dhe trupi i pilotuesit të Gjenovës; Daniele Fratantonio, roje bregtdetare, 30 vjeç nga Rapello. Janë gjetur edhe tre trupa të tjerë në ashensorin e kullës. Ndërkohë, Prokuroria po bën hetime për "një vrasje të fajshme".

"Jemi të shokuar, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në gjithë historinë e grupit tonë", ka thënë pronari i anijes, Stefano Messina, gati duke qarë. ''Jemi pa fjalë, të dëshpëruar''. Messina mbërriti menjëherë në port, sapo mësoi lajmin.

Me të mbërritën edhe autoritetet e qytetit, duke filluar nga kryebashkiaku Marco Doria dhe presidenti i Autoritetit Portual në të Gjenovës, Luigi Merlo. Prokuroria e Gjenovës ka hapur një hetim mbi tragjedinë.

Nga dëshmitë e para të mbledhura në vendngjarje duket se dy motorët janë bllokuar dhe anija është bërë e pamenaxhueshme. Kulla është goditur nga ana e majtë e anijes. Kanë mbërrritur menjëherë në port zjarrfikëset, forcat e rendit dhe të shpëtimit: të paktën tre prej të humburve mbetën të bllokuar në ashensorin e kullës.

''Është një tragjedi e tmerrshme. Është një incident i pashpjegueshëm, një traumë e pabesueshme për gjithë autoritetet portuale. Tani po mendojmë vetëm për viktimat, më pas do përpiqemi të kuptojmë", tha presidenti i Autoritetit Portual të Gjenovës, Luigi Merlo. Duke shtuar se, ''anija ishte duke dalë, për këtë jemi të sigurt. Por një anije e atyre përmasave nuk bën manovra aty. Është vërtet e pashpjegueshme çfarë ka ndodhur". Qyteti i Gjenovës nesër e ka shpallur ditë zie.

Free Traffic Exchange