Vërshime të mëdha në fshatrat e Tetovës

2015-08-21 1

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë shkaktuar vërshime të shumta nëpër fshatrat e Pollogut të poshtëm. Më i dëmtuar mbeti fshati Radiovcë i Komunës së Brvenicës, në të cilin përveç vërshimit të arave të mbjella uji ka depërtuar edhe nëpër bodrumet e shtëpive. Banorët e sot kanë bllokuar spt hyrjen e fshatit në shenjnë proteste ndaj institucioneve të cilat sipas tyre përkundër alarmimit me kohë nuk po ndërmarrin masa mbrojtjen e fshatit nga vërshimet.

"Kërkojmë nga agjencionet shtetërore konkretisht agjencionet për menaxhim me kriza që të marrin masa më urgjente, për arsye se përmbi se 300 hektar tokë janë të shkatërruar prej ujit sepse dje dhe pardje pati reshje të mëdha dhe ka shumë dëme materiale sepse edhe nëpër bodrume ka hyj uji", tha Musa Ziberi, kryetar i Bashkësisë Lokale Radiovcë.

"Kam dëm të madh se e kam themelin aty afër dhe ka filluar truallin ta gërmojë mund të ma rrëzojë shtëpinë do e shihni vet".

"Të ju them drejtë nuk e kam për herë të parë. Unë kam 63 vjet dhe uji më ka dëmtuar ndoshta njëqind herë, qindra herë kam dalë në televizione shpia ime tanimë është shkatërruar", thonë banorët.

Kreu u Komunës së Brvenicës, Enver Pajaziti, ka deklaruar se faji qëndron tek punimet që kryhen në kanalin që mbledh ujërat e Sharrit, por edhe vetë banorët thotë Pajaziti, kur bëjmë pastrimin refuzojnë që të hyhet nëpër arrat e tyre.

"Ne si komunë edhe para se të vijnë këto ujëra kemi intervenuar me makinat që kemi në dispozicion si ndërmarrje publike dhe e kemi pastruar disa herë gjatë vitit shtratin e lumit, por problemi është diku tjetër atje ku ne as që kemi qasje, pasi bisedohet për toka që vet fshatarët që sot kanë dëm nuk lejojnë në kohë kur nuk ka ujëra të hysh të intervenosh", deklaroi Enver Pajaziti, kryetar i Komunës së Brvenicës.

Ndryshe, sot në teren ka dalë edhe inspektorati komunal për vlerësimin e dëmeve dhe inspektorati nga agjencia për mbrojtje dhe shpëtim. Vlerësohet se nga vërshimet janë përmbytur mbi 300 hektarë tokë me grurë, misër dhe të mbjella tjera prenverore. Bashkim Sulejmani