Ashtu siç pritej, çështja e emrit dhe integrimet evropiane ishin në qendër të takimit mes zv/kryeministrit për çështje evropiane Fatmir Besimi dhe Ministrit te jashtëm grek, Dimitris Avramopulos në Athinë. Besimi pas takimeve kokë më kokë me shefin e diplomacisë greke dhe takimit të përbashkët mes përfaqësuesve të lartë të dy qeverive shprehu nevojën e tejkalimit të dallimeve rreth çështjes së emrit, për siç tha, hapjen e rrugës se integrimeve euro-atlnatike te vendit. Numri dy i qeverise, Besimi tha se ka vërejtur klimë pozitive tek autoritet greke për thellimin e bashkëpunimit mes Shkupit dhe Athinës, dhe vënies fund te mosmarrëveshjeve mes dy vendeve fqinje. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos nga ana tjetër, theksoi rëndësinë e të qenit i matur dhe shmangies së deklaratave kundërproduktive që cenojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe qe kujtojnë te kaluarën e hidhur te Ballkanit teksa rrjedh procesi i bisedimeve rreth çështjes së emrit.
'Pres qe se shpejti çështja e emrit te zgjidhet ne mënyre qe te mund te ecim përpara ne perspektiven tonë evropiane por edhe qe te japim sinjal pozitiv për rajon dhe promovojmë optimizmin për integrimet evropiane ne Ballkan. Ne ndajmë të njëjtin qellim, rajoni të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ne ndajmë te njëjtat vlera për sa i përket paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Ne jemi te ndërgjegjshëm se kemi sfida ne këtë rruge, por vetëm përmes respektit të ndërsjellë, ndërtimit të besimit mes nesh mund të ecim përpara. Nga kjo pikëpamje, këtë takim e konsideroj si një hap përpara në arritjen e këtij synimi. Le t'i shikojmë përpara mundësitë tona, të ndërtojmë një te ardhme te përbashkët ne Bashkimin Evropian', deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.
Shefi i diplomacise greke Dimitris Avramopulos me këtë rast përsëriti qëndrimet tani me te njohura te Greqisë, për një zgjidhje me përcaktim gjeografik dhe për përdorim te përgjithshëm.
"Ne i kemi bere te ditur qëndrimet, i di dhe ndërmjetësi Nimic. Duam te besojmë se do mbisundojë konsensusi, maturia dhe logjika dhe do te gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme qe bazohet ne respekt te ndërsjellë historik dhe kulturor. Rëndësia e takimit te sotëm ishte se vërtetuam se nën kushtet qe i vendos BE rruga është e hapur për vendin fqinj te bëhet anëtare e BE-se. Kemi nevoje te përparojmë me një ritëm te shpejtë, që të gjendet zgjidhje. Këtu pozitat tona janë të qarta- pranimi i emrit me një përcaktim te qartë gjeografik e cila nuk do të lë hapësirë për politika iredentiste, dhe nuk do te këtë hapësire për dilema në çështje e ndjeshme qe lidhen me respektimin e historisë dhe kulturës", tha Dimitris Avramopulos, ministër i jashtëm i Greqisë.
Nga ana tjetër Ministria e Jashtme greke hodhi poshtë zërat ne media se qeveria greke dëshiron qe përmes mistrave shqiptare te ushtroje presion ndaj qeverisë së Maqedonisë per zgjidhjen e çështjes së emrit. Nga ky dikaster thane se autoritet greke jane te hapur te bashkep...