Nazime Visha e akuzuar për vrasjen e Fiqiri Muços, burri me të cilin kishte lidhje intime shpallet sot fajtore në Gjykatë.
Kështu nga 15 vite burg në total me uljen e 1 të 3-s, ajo dënohet me 10 vite burg. Ndërsa gjatë seancës Nazime Veshi është lutur për mëshirë në Gjykatë duke pranuar krimin: "E pranoj krimin, ju drejtohem edhe si fëmijë. Kërkoj mëshire nga Gjykata, ju lutem me jepni mundesi te rifilloj jetën, si gjithë moshataret e mia".
Pas kësaj Beqir Visha i ati i 18-vjeçares ka reaguar duke thënë se "ky dënim është i rëndë, Nazimja e bëri veprimin për të shpëtuar nga ai akrep që e përdhunonte në moshë të mitur", duke bërë thirrje se vendimin do ta apelojnë.
Gjykata është tërhequr për vendimin përfundimtar, ndërsa avokatja mbrojtëse e palës së akuzuar Vjollca Pustina kërkon pafajësi për akuzën e vrasjes dhe dënim vetëm 2 vite për armëmbajtie pa leje të Nazimes.