TIRANE- Shtatë banorë të nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre, në godinën tre katëshe në rrugën "Margarita Tutulani", pranë shkollës Petro Nini në Tiranë vazhdojnë grevën e urisë në ditën e 14 të saj.
Pas disa ditësh grevë urie në ambientet e jashtme, ata janë vendosur në ambientet e brendshme të një lokali jo shumë larg ndërtesës, e cila me vendim gjyqësor Përmbarimi ia ktheu pronarit.
Sot në Gjykatën e Tiranës do të ketë një seancë gjyqësore, ku banorët kanë paditur pronarin e godinës pasi pretendojnë se ka arritur të përvetësojë pronën e tyre me dokumente të falsifikuara.
"Shpresa vdes e fundit. Ne shpresojmë që gjykata do të na japë të drejtë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë grevën"- thonë banorët për gazetarin e TVA1 Report Arsen Rusta mëngjesin e sotëm.
Dy javë më parë banorët u nxorrën me dhunë nga banesa pasi me një urdhërekzekutimi Përmbarimi duhej të lironte banesën për tia kthyer pronarit, sipas vendimit të gjykatës. Gjatë këtij momenti pati dhe dhunë dhe një polici privat qëlloi në ajër me pistoletë manovër. (ad.ti/shqiptarja.com)