VLORE - "Të bekuara nga zoti" i ka quajtur kryeministri sot 800 grave të punësuara në fabrikën e këpucëve Alba-shoes në qytetin e Vlorës.
"Ju punoni 8 orë në një punë të lodhshme por jeni dhjetëra herë të dobishme për veten, për Vlorën. Keni bekimin e Zotit."- u tha kryeministri punëtoreve të cilat ndodheshin të pranishme në pritjen e kryeministrit sot paradite.
Ai foli më tej për favoret që janë bërë sektorit të fasonëve, duke ulur tarifat doganore 12 % për mallrat për prodhim dhe duke hequr tatimin mbi të ardhurat personale për punonjësit me rrogë 300 mjë lekë. Ai gjithashtu premtoi se "qeveria me paketë fiskale do vëzhgojë me lupë çdo gjë për të lehtësuar aktivitetin"
Berisha s'la pa sulmuar opozitën se kërkon të vendosë taksa të larta. "Një re e zezë në qiellin e biznesit shqiptar po endet dhe kjo është reja e taskave të larta. Ata që premtojnë, tarifa të larta, rënie të investimeve, rrënim të vendeve të punës."
Duke i ftuar të votojnë më 23 qershor mes dy alternativave, atë që bën gjithçka për punësimin, për krijimin e vendeve të reja të punës si dhe për ta bërë Shqipërinë edhe më tërheqëse Berisha tha: "Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që të shumëfishoni suksesin e madh. Ju jap fjalën se do bëjmë gjithcka që të marrim së paku 6 mln dollarë në 4 vitet e tjera. Të meritojmë statusin e vendit kanditat"
(ad.ti/shqiptarja.com)