USHT, promovohen librat për krimet serbe në Kosovë

2015-08-21 2

Krimet që ka bërë pushteti serb ndaj popullatës shqiptare në luftën e vitit 99 në Kosovë, ish drejtori i Arkivit të Kosovës Jusuf Osmani i ka përmbledhur në dy librat "Krimet e Serbisë në Kosovë" dhe "Krimet e Serbisë mbi fëmijët në Kosovë", të cilët sot i promovoi në ambientet e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Osmani në librat e tij ka paraqitur para publikut krimet që serbët i kanë kryer mbi 1280 fëmijë, 298 prej të cilëve nën moshën 5 vjeçare dhe krimet që janë kryer ndaj 12 mijë viktimave civilë të vrarë nga janari e deri në qershor kur edhe hyjnë trupat e NATO-s në Kosovë. Në këto libra, po ashtu janë paraqitur edhe masakrat dëbimet dhe përdhunimet e femrave shqiptare nga paramilitarët serbë gjatë luftës së Kosovës.

"Ky është një rast që opinioni të sheh të vërtetën për krimet që janë bërë në Kosovë edhe atë jo vetëm krim por edhe një lloj gjenocidi mbi popullatën shqiptare pra edhe pse të tjerët e quajnë konflikt, i njëjti nuk ka qenë konflikt por krim me të gjitha elementet e gjenocidit.
Është punuar në grup me çka kam shkuar në çdo vendbanim dhe i kam regjistruar krimet që janë bërë pastaj nga kuvendet komunale nga shoqatat e dala nga lufta, dhe kemi arritur me fakte ti ndriçojmë këto krime. Nuk janë vetëm të dhëna por janë edhe të fakto- grafuara nga tereni", deklaroi Jusuf Osmani, autor i librit. Alsat-M

Free Traffic Exchange