Lesi: Berisha më preu në besë do kandidoj në Tiranë me LDK

2015-08-21 0

Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikollë Lesi në studion e Tv A1 REPORT flet për mos përfshirjen e tij në listat e PD dhe zhgënjimin e tij me kryeministrin Sali Berisha.

"Nuk ishin rregullat kështu. Nëse do ishte përcaktuar që në fillim që do vendoseshin kritere publike. Nuk është konkurencë e barabartë. Nuk iki nga koalicioni, nëse Berisha do të më largojë le të më largojë. "- tha Lesi.

Ai sqaron se do kandidojë si deputet i pari në listën e LDK-së në Tiranë.
"Unë do jem i pari si deputeti i LDK në Tiranë. Meqë përdorën pabesinë, unë do jem i pranishëm në të gjitha mediat, do flas si i pavarur dhe nëse marr mandatin në Tiranë ky mandat nuk është i koalicionit të Berishës dhe as i Ramës, por i qytetarëve të Tiranës. Nëse më besojnë për emrin tim në parlament do vendos pastaj unë votën se kujt do ia jap"