Partisë Demokratike i ikin një pjesë e konsiderueshme e deputetëve aktualë të saj. Shkak kryesor është përfshirja e aleatëve në listat e PD si edhe tre të pavarurve socialistë. Kështu, Jemin Gjana, Fatos Hoxha, Fatos Beja, Ilir Bano, Enkelejd Alibeaj, Selami Xhepa janë disa nga deputetët demokratë, që nuk do të jenë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit.
Gati të përjashtuara janë edhe deputetet Lajla Përnaska dhe Rajmonda Bulku, por edhe Ilir Rusmali, pasi renditen në vende të vështira në listë.
Ndërsa në rradhët e kandidatëve socialistë për garën e 23 qërshorit nuk do të jenë më Arben Malaj, i cili ka vendosur të kandidojë i vetëm dhe i mbështetur nga ish kryetari I PS Fatos Nano. Mes të ikurve nga deputetët aktualë janë edhe Shega Ligori, Skendër Hasa, Ilir Gjoni apo Auron Tare.
Në mbledhjen e kryesisë së PS Rama e ka argumentuar largimin e Malaj pas qëndrimeve të deputetit kundër partisë socialiste.(ad.ti/shqiptarja.com)