LSI dorëzon në KQZ listën zyrtare të kandidatëve

2015-08-21 2

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar e para në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit.

Nënkryetari I LSI-së, Ylli Manjani, emri i të cilit renditet në kandidaturat e Tiranës, tha pasi dorëzoi dokumentacionin në institucionin e zgjedhjeve, se "me këto emra LSI është më afër garantimit të fitores si pjese e Aleancës për një Shqipëri Evropiane".

Sipas listës zyrtare, numrin më të madh të kandidaturave kjo parti do ta ketë në Tiranë ky kandidojnë, Ilir Meta, Luan Rama, Klajda Gjosha dhe Ilir Dashi.

Qarku i dytë më i rëndësishëm për këtë parti është ai i Durrësit ku i pari në listë qëndron ish-kreu i bashkisë së këtij qyteti, Lefter Koka, i ndjekur më tej nga ish-ministri i jashtëm Edmond Panariti. Ndërkohë, qarku i Elbasanit kryesohet nga ish-zv/kryeministri dhe ministri I ekonomisë, Edmond Haxhinasto. Numri dy i kësaj partie, Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë dhe deri pak më parë nënkryetar i bashkisë së Tiranës, do të kryesojë listën e Fierit, ndërsa Vangjel Tavo do garojë në Gjirokastër.

Në veri të vendit lista e partisë së dytë të koalicionit të majtë do të përfaqësohet nga bashkeshortja e kryetarit Ilir Meta, Monika Kryemadhi ne Lezhe, Agron Çela dhe Nora Malaj në Shkodër, dhe emra te tjere te njohur te kesaj force politike.