TIRANE - Prej mesnatës së të hënës në KQZ kanë mbërritur emrat e kandidatëve për të cilët forcat politike, kryesisht PS e PD do të kërkojnë votat e shqiptarëve për të zgjedhur deputetët e rinjë në 12 qarqe të vendit. Vetëm 30 minuta larg përfundimit të afatit ligjor kryeministri Berisha doli nga selia e PD për të lajmëruar se lista ishte gati, por pa dhënë asnjë detaj për emrat. Një proces ky tërësisht hermetik në selinë blu, ndryshe nga proceset e tjera zgjedhore. Ndërsa në selinë PS, e hëna ka qenë më shumë ritmike, ku për orë të tëra kryesocialisti Rama dhe stafi i tij kanë qëndruar për t'i dhënë dorën e fundit listave.
Përballje të forta duken në qarkun e Tiranës dhe të Vlorës, dy qarqet ku do të kandidojnë dhe kryeministri aktual pretendent për mandatin e tretë të qeverisjes, dhe lideri i opozitës i cili prentedon të marrë qeverisjen pas 8 vitesh në opozitë.
Në përballjen për 23 qershorin, lista prej 34 emrash e socialistëve kryesohet nga deputeti Pandeli Majko, ish kryeministër, përballë ekipit demokrat, i cili edhe këtë proces zgjedhor do të kryesohet nga kryeministri Berisha dhe pas do ketë 2 ministra, Myqerem Tafaj, aktualisht ministër i Arsimit dhe Majlinda Bregun, aktualisht në krye të dikasterit të ministrisë së Integrimit.
I pari që do të garojë nga LSI në kryeqytet do të jetë pikërisht Ilir Meta, dhe pas tij Klajda Gjosha e Luan Rama. Kreu i LSI, aleat i qeverisjes deri në muajin prill, do të jetë tani përballë Sali Berishës të PD si dhe kreut të Aleancëc Kuq e Zi.
I pari në listë për qarkun e Tiranës do të jetë dhe ish-kreu i shtetit, Bamir Topi tashmë si kreu i Frymës së Re Demokratike. *ad.ti/shqiptarja.com)