Në Gjermani ka nisur procesi gjyqësor kundër një gruaje, që akuzohet se i përket një celule neo-naziste, fajtore për një seri vrasjesh me motive racizmi.
Beate Zschaepe, 38 vjeçe akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tetë turqve, një greku dhe një policeje në mes të vitit 2000 dhe 2007, si dhe në grabitjen e një banke, që daton në vitin 2011.
Ajo gjithashtu përballet me akuza se bën pjesë në një organizate terroriste të quajtur Nëntoka Kombëtare Socialiste.
Kjo çështje ngjalli shumë polemika pasi është akuzuar mafia turke për vrasjen e 8 turqve.
Kritikët kanë akuzuar autoritet gjermane se nuk i kanë dashur t'i vërejnë krimet e ekstremistëve të krahut të djathtë, raporton një korrespondent i BBC-së në Munich.
Gjyqi në Mynih është duke u ndjekur me vëmëndje nga mediat vendase dhe të huaja.